Zbulohet sëmundja nga e cila vuante gazetarja e njohur, Adela Xhamani

Shqipëria

Zbulohet sëmundja nga e cila vuante gazetarja e njohur, Adela Xhamani

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 11:30
Adela Xhamani

Gazetarja Adela Xhamani është gjetur e vdekur në banesën e saj, ku mësohet se jetonte vetëm. Ajo ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një sulmi në zemër.

Policia ka nisur hetimet dhe ka dhënë edhe detajet e para nga ngjarja që ka tronditur botën e medias.

Sipas policisë, Xhamani vuante prej kohësh nga sëmundja e epilepsisë që besohet se ka ndikuar në sulmin në zemër që ka pësuar mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, Adela Xhamani është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj rreth orës 5:10 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat