Ligji i faljes në Shqipëri, përfitojnë 7,562 tatimpagues

Shqipëria

Ligji i faljes në Shqipëri, përfitojnë 7,562 tatimpagues

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 16:29
Ilustrim

Biznesi gjithnjë e më tepër po përfiton nga nisma e qeverisë së Shqipërisë për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Zgjerimi i mundësisë së biznesit për më tepër investime, ishte fokusi i kësaj nisme.

Nga ligji i faljes së detyrimeve tatimore 7, 562 tatimpagues kanë përfituar deri tani 5.1 miliard lekë, ndërsa janë kompensuar 481 milionë lekë tepricë kreditore. Po ashtu është në proces fshirja e detyrimeve tatimore për 25 mijë tatimpagues të tjerë.

Tatimpaguesit që përfitojnë nga ky ligj njoftohen elektronikisht nëpërmjet postës së tyre elektronike. Administrata tatimore fton tatimpaguesit të përfitojnë nga falja me kusht, duke paguar principalin për detyrimet e prapambetura.

Në total borxhi tatimor dhe doganor potencialisht ulet me 91 miliard lekë. Vlera e taksave të mjete të përdorura që çregjistrohen sipas të dhënave  është përllogaritur rreth 11.9 miliardë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat