Rama: Të arrijmë rritjen ekonomike mbi 5 %

Shqipëria

Rama: Të arrijmë rritjen ekonomike mbi 5 %

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 08:46
Edi Rama

(E plotësuar) - Mbi 5 % është synimi për rritjen ekonomike në vitin e ardhshëm për kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama.

Mbledhja e kësaj së hëne e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka qenë e fokusuar tek Buxheti i vitit të ardhshëm, e synimi për kryeministrin Edi Rama është arritja e rritjes ekonomike mbi 5 %.

“Të kalojmë rritjen ekonomike mbi 5%, pasi kjo do të thotë rritje në ekonomike për familjet, çdo shifër tjetër për familjet mbetet vetëm në shifër”, u shpreh Rama.

***

Kryeministri edi Rama ka mbledhur bashku sot kabinetin qeveritar dhe Grupin e PS tek Kryesia e Kuvendit, në takimin e përjavshëm për rakordimin e punëve mes tyre. 

Takimi vjen si një detyrim moral i palëve, të cilët Rama i detyroi të nënshkruanin në fillim të këtij mandati, Memorandumin e Mirëkuptimit për të mos krijuar ndërmjet qeverisë, partisë dhe popullit.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në shtator 2017, Rama tha "se deputetët e  kryetarët e zgjedhur të komisioneve tona, qofshin kryetarë dhe nënkryetarë në parlament, janë pjesë e ekipit qeverisës, janë njëkohësisht edhe zëdhënësit pranë qeverisë për çdo aspekt dhe problem, përveç mekanizmave që do të përcaktojë marrëveshja e komunikimit të drejtpërdrejtë të çdo deputeti me ekipin  qeveritar. Ashtu sikundër, lidershipi i grupit, nuk është formal, por është pjesë e ekipit qeverisës dhe po ashtu, me detyra të përcaktuara për çdo nënkryetar të grupit në mënyrë që të garantojë sinergji. Ne jemi një parti, ne jemi një fuqi. Ne nuk jemi të ndarë në shtresa; shtresa e lartë në qeveri, shtresa e mesme në karriget e Kuvendit dhe shtresa e ulët atje larg, për të cilën kujtohemi vetëm kur ka zgjedhje."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat