Fatkeqësia në shtëpinë e kryebashkiakut, e gjithë qeveria shkon në Vlorë

Shqipëria

Fatkeqësia në shtëpinë e kryebashkiakut, e gjithë qeveria shkon në Vlorë

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 16:12
Dritan Leli

Një fatkeqësi në shtëpinë e kryebashkiakut te Vlorës Dritan leli ka sjellë në qytetin bregdetar thuajse të gjithë politikanët, deputetët e ministrat e maxhorancës.

Shkak për “vërshimin” e politikës në Vlorë është ndarja nga jeta e babait të Dritan Lelit, i cili ka vdekur ditën e djeshme.

“Sot, u nda nga jeta babai im, Halil Leli. Familja Leli, humbi njeriun e dashur e të përkushtuar, simbol të virtyteve më të mira. Prej ditës së sotme, Ti nuk do të jesh fizikisht mes nesh. Por, me ne do të jenë imazhi yt, fjala jote, vlerat që kultivove dhe që do të jenë simbol në jetën tonë. Në mendjen tonë, do të jetë përherë ajo buzëqeshje e ëmbël që nuk t’u nda për asnjë çast, as në ditët më të vështira.  Ti, sot, i përket një jete tjetër.

Por, për ne do të jesh gjithmonë shëmbëlltyra e njeriut që na fale dashuri, na edukove për të qenë dinjitozë në përditshmërinë tonë.

Nesër, në oren 12.00, në Hollin e Teatrit “Petro Marko”, do të zhvillohen homazhet, ndërkohë që në orën 14.00 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit”, shkruan Leli në rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat