Rruga e Arbrit, ëndrra që do bëhet realitet brenda 30 muajve

Shqipëria

Rruga e Arbrit, ëndrra që do bëhet realitet brenda 30 muajve

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:28
Edi Rama

Shpallja e kompanisë që do të përfundojë me koncension Rrugën e Arbrit është mirëpritur në Dibër.

Prefekti i Qarkut, Ardit Kaja thotë se tashmë Rruga është fakt i kryer

Ardit Kaja: “Ky është një lajm i mirë. Ishte ëndërr për banorët dhe besoj që të bëhet realitet. Firma në takimet informale na ka informuar se për 2 vjet e gjysmë do të jetë gati. Do të jetë një investim kolosal për qarkun e Dibrës”

 Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ndërsa lajmëroi nisjen e shpejtë të punimeve, theksoi mundësinë e shtrirjes drejt Maqedonisë. Për prefektin e Dibrës, kjo do të sillte përfitime të dyanshme

Ardit Kaja: Rruga do të rrisë shumëfish vlerën momentale të pasurive të paluajtshme të gjithë banorëve që jetojnë në këtë qark. Do ta integronte si nga pikëpamja ekonomike.

Prefekti Kaja zbulon se Dibra është përzgjedhur për mbledhjen e radhës së qeverisë jashtë Tirana, e cila sipas tij do të jetë një mundësi e mirë që të evidentohen edhe problemet me të cilat përballet qarku

“Pikë kryesore do të jetë dhe inspektim i rrugës së Arbrit” thotë Kaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat