Berisha: Prefekti i ri i Gjirokastrës, i lidhur me Habilajt

Shqipëria

Berisha: Prefekti i ri i Gjirokastrës, i lidhur me Habilajt

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 22:44
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme, lidhur me shkarkimet dhe emërimet e prefektëve në të gjithë Shqipërinë nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook, Berisha shkruan se prefekti I Gjirokastrës ka lidhje me grupin e drogës së ‘Habilajve’.

Reagimi i Berishës

Ushtaraku dixhital denoncon: Narko-ushtaraket emerohen nga Noriega narko-prefekte!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje doktor.Disa nga ushtaraket e emruar nga kryeministri si prefekt jane te implikuar ne histori trafiqesh.Perfaqesuesi me tipik i tyre esht Astrit Alia i cili ka qene zv Dr i QNOD-se dhe thuhet se esht edhe lidhje dhe ilaka e Habilajve.Rama atij dhe disa te tjerve nuk ju permendi fare punen qe kane bere.

Tani po e dergon Prefekt ne Gjirokaster.Astriti esht me tipiku por histori dhe lidhje me trafiqet kane shumica e tyre.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat