Kokëdhima: Himara tokë shqiptare, qeveria po vepron si pushtuese

Shqipëria

Kokëdhima: Himara tokë shqiptare, qeveria po vepron si pushtuese

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 08:26
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Byroja Politike” është shprehur edhe në lidhje me çështjen e Himarës, ku shumë shtetasve shqiptarë atje janë duke iu prishur shtëpitë dhe ndërtesat.

Kokëdhima tha se qeveria duhet të kompensojë një më një banorët e Himarës dhe se nuk duhet të sillet sikur është një pushtuese.

Kokëdhima: Do shkoj në çdo tryezë politikë për çështje që janë në interes të popullit. Si për kapjen e zgjedhjeve, si për çlirimin e shteti, për të gjitha reformat, për t’i bërë presion kësaj qeverie që ti hapë rrugën drejtësi. Kjo qeveri të zëvendësohet me një qeveri antimafie, që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Xhokaxhi: Ju keni qenë vet pjesë e kësaj elite?
Kokëdhima: Unë në Parlament kam qenë avokati më i devotshëm i popullit shqiptar.
Kikia: ZGJIDHJA është shndërruar në një projekt politik. Kush është tjetër vec Koco Kokëdhimës…
Kokëdhima: Ku do shkojnë njerëzit, kjo është pyetja, në këtë realitet që ka Shqipëria. Unë po ushtroj përgjegjësinë time për t’u dhënë njerëzve një alternativë për t’i dhënë vendit një parti moderne dhe demokratike. Të pastër që në ngjizjen e saj. Nuk kam për asnjë ditë të vetme pjesë e këtij sistemi, përkundrazi jam anti-sistem. Jam pjesë e sipërmarrësve që kam vuajtur nga kjo klasë politike. Këta nuk duan të ketë njeri të pavarur në Shqipëri, këta e duan Shqipërinë të djegur.
Tashti ZGJIDHJA është një projekt që po bëhet, ajo ishte një energji që ne donim të zhvillonim brenda të majtës, të një partie që duhej të ishte në një aset ndërkombëtar, që ky zotëria e ka kthyer në një parti që po kap shtetin dhe institucioneve.  Jemi në diskutim ekzistence të kombit dhe të shtetit tonë po të qeverisemi nga këta njerëz. ZGJIDHJA është antidota e kësaj. Mirëpres çdo investim nga kushdo që vjen për të bërë zhvillime të reja.
Ne kemi në zemër të lëvizjes shumë anëtarë të Asamblesë së PS-së. Kush bën pjesë te zgjidhja? Sigurisht ne bazohemi te burrat dhe gratë që besojnë akoma se mund ta ndryshojnë për mirë fatin e vendit. Ne besojmë te të rinjtë dhe të rejat që besojnë akoma te vendi ynë.
Poli Hoxha: Të gjithë ne dhe çdo shqiptar që punon me punë te ndershme. Cdo shqiptar thotë pse s’doli një forcë e re…por ka një problem, sistemi është krijuar në formën malinje, këto parti nuk të lënë të bësh zgjedhje. Këta bëjnë rotacion dhe nuk u intereson të dalë një forcë e re.
Kokëdhima: Unë e di shumë mirë se çfarë ndodh. Se zgjedhjet janë të kapura. Por ajo që duhet të kuptojmë është se ky sistem po e rrëzon shtetin. Po u shembet çatia në kokë shqiptarëve.
Xhokaxhi: Çfarë po ndodh në Himarë?
Kokëdhima: Jam i trishtuar me këto zhvillime që ndodhin atje, kryesisht për shkak te faj të qeverisë së Shqipërisë. Qeveria kërkon të arratis vëmendjen e publikut, duke hapur probleme të reja në hapjen e negociatave me BE-në. Himara është tokë shqiptare, është vend shqiptar, është një nga trevat me kontribute të lavdishme në kulturën e popullit tonë. Rama bën sjellje c’njerëzore. Politikat e tij për prishjen janë politika të pamëshirshmë. Janë politika anti-humane. Ne e dimë shumë mirë se anarkia e ndërtimeve të paligjshme është një vepër e qeverive të Shqipërisë. Shkon zotëria prishin prish ndërtimin më 1 gusht edhe e kompenson me 20 për qind të vlerës së tregut. Kjo brigadë ka shkuar sot ka prishur shtëpinë e Lefter Kostës. Ndërkohë që qeveria duhet të bëjë një politikë komplet tjetër, të studiojë gjendjen, t’i kompensojë me vlerën e tregut, s’mund të shkojë si “pushtues” qeveria… Si ka mundësi për një kioskë të ndërhyjë ministri i Jashtëm i Greqisë? Këta janë të papërgjegjshëm, këta janë gënjeshtarë. Acarojnë marrëdhëniet me Greqinë pa shkak… Ne kemi interes të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat