Sali Berisha e quan Edi Ramën... një strukturë falike

Shqipëria

Sali Berisha e quan Edi Ramën... një strukturë falike

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 14:10
Sali Berisha dhe Edi Rama

Debateve të shumta në parlament këtë të enjte i janë shtuar një sërë epitetesh dhe sulmesh përmes një gjuhe jo fort të denjë për kuvendin shqiptar.

Kësisoj, ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin e vendit një “strukturë falike” (nga fjala falus, që përkethet në penis), madje ka kërkuar dhe largimin e tij nga salla.

DEBATET:

Berisha: Nëse kjo strukturë falike del këtu dhe mbahet me figura falike unë propozoj ta nxjerrim jashtë.

Ruçi: Nuk është procedurë kjo

Berisha: Kjo është propozime për procedurë

Berisha: Nëse del kjo strukturë falike…

Ruci: T'i mbyllet mikrofoni Berishës, fjalën e ka kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat