Biznesmeni i arrestuar me një sasi të madhe eurosh, nipi i komandantit të…

Shqipëria

Biznesmeni i arrestuar me një sasi të madhe eurosh, nipi i komandantit të…

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

25-vjeçari i arrestuar në datën 2 nëntor, siç njofton Policia, me inicialet O.S, administrator i nje subjekti privat sh.p.k, i cili u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh për të cilat nuk e kishte me vete dokumentin e origjinës, mësohet se është nipi i komandantit te RENEA, Vasillaq Sota.

Njoftimi i Policisë:

“Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal”. 

Por ne komunikaten e Policise nuk permendet gjetja e patentave ne emer te Saimir Tahirit. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot se O.S i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, në emër të Saimir Tahirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat