Patentat e Saimir Tahirit, kreu i policisë së Elbasanit sqaron gjithë situatën

Shqipëria

Patentat e Saimir Tahirit, kreu i policisë së Elbasanit sqaron gjithë situatën

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 20:38
Saimir Tahiri

Drejtori i Policisë së Elbasanit sqaroi sot për mediat arrestimin e shtetasit Orest Sota dhe gjithë situatën e krijuar nga gjetja e dy patentave të ish ministrit të Bredndshëm Saimir Tahiri në makinën e tij.

25 vjeçarit iu gjetën në makinën që po udhëtonte, veç shumes mbi 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, cka ka ngjallur debat edhe ne radhet e politikes.

Altin Qato tha se policia nuk deklaroi gjetjen e dy patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave që u gjet me shkelje për shkak të mungesës së faturës.

"Normalisht policia materialet i referon në prokurorinë e rrethit gjyqësor nuk i referon tek strukturat subjekte politike apo mediatike. Çdo veprim e kemi bërë mëse transparent, brenda çdo procedure. Është vënë në dijeni menjëherë pasi është konstatuar vlera monetare në mjet, prokurori i taskë forcës për krimin ekonomik në prokurori. Çdo material që është sekuestruar në mjet siç është rasti i pasaportës së lejes së drejtimit të mjetit lundrues është referuar dhe i është bashkangjitur materialit në prokurori, nuk është se e ka fshehur policia. Referimi është bërë për këto tre vepra penale, nuk është bërë për sendet që janë gjetur sepse në gjykimin e parë gjetja e një leje drejtimi nuk ëdhtë vepër penale që ne ta referojmë komplet. Provat dhe të gjitha materialet që janë sekuestruar janë bërë prezent. Nuk ka fshehje, rreth 17 të datës 1 nëntor është kapur mjeti, është vënë në dijeni prokuroria, janë bërë veprimet. Për shkak të vlerës së madhe financiare ka dashur kohë kqyrja, numërimi i këtyre vlerave dhe normalisht që materialet do shkonin në mëngjes në prokurori. Për çdo rast janë vënë në dijeni prokurorët që kanë ndjekur çështjen", tha Qato.

Ai foli gjithashtu edhe rreth ngjarjeve të fundit qe kane ndodhur ne Elbasan, ku e perfshire ka qene edhe policia. 

"Elbasanin ne nuk e quajmë një qytet që nuk ka siguri, por ka pasur disa probleme, disa ngjarje me të cilat ne po merremi. Synimi është të parandalojmë ngjarjet kriminale, por edhe për të zbardhur ngjarjet e mëparshme që kanë mbetur pa autor. Por policia e ka në kontroll situatën", tha ai.

Një zinxhir ngjarjesh të shënuara brenda një periudhe të shkurtër, që kulmuan me goditjen e makinës së policisë së ish zv/drejtorit Gjergji Oshafi çuan në shkarkimin e të gjithë kupolës drejtuese të policisë së qarkut Elbasan e cila është tashmë në proces rioganizimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat