Denoncimi/ “Inspektorët e AKU abuzime dhe korrupsion me qytetarët”

Shqipëria

Denoncimi/ “Inspektorët e AKU abuzime dhe korrupsion me qytetarët”

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 18:37
Ilustrim

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të “Facebook”-ut dy mesazhe që i vijnë nga kasapë dixhitalë, të cilët denoncojnë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Një qytetar nga Berati dhe një nga Shkodra i shprehin shqetësimet e tyre Berishës, sa i takon ligjit të ri për thertoret.

Ish-lideri i demokratëve shkruan se inspektorët e AKU po abuzojnë dhe po bëjnë korrupsion ndaj qytetarëve.

Mesazhi i Berishës

Kasapet dixhital denoncojne:
Abuzimin dhe korrupsionin e inspektoreve ndaj tyre!
Lexoni mesazhet e tyre! sb
“Përshendetje dr. Sali Berisha. Jam një tregtar mishi nga Berati. Po bej 25 vjet qe po punoj si kasap.
Para 20 ditësh na erdhën punonjësit AKU-se për të bërë kontrollin e higjenes dhe na vunë si kusht që të bënim disa rregullime në dyqan. Deri këtu jemi ok se duheshin ca riparime, të cilat unë i bëra. Kur na vijnë përseri pas 15 ditësh përsëri drejtori me gjithë punonjësit e AKU dhe me thotë që mbyll dyqanin sepse gjoja ka dalë një ligj qe dyqani duhet minimumi 30 m2. Dyqani im është 23 m2 dhe ma mbyllen. Nuk e di se ccfarë ka në plan ky qen bir qeni kryeministër dhe ministri i Bujqësisë. Kam ngelur pa punë tani për momentin, kam ngelur mes katër rrugëve. Nuk kam asnjë të ardhur. Kam dy fëmijët në shkollë të lartë në Tiranë dhe nuk kam më cca t’i mbaj.

Anonim te lutem”
“I dashur, dhe i nderuar z. Sali Berisha. Po iu shkruaj si nje qytetar i thjesht i Shkodres dhe poashtu ne perfaqesimin e familjes sime si nje qytetar qe nuk din ku te perplaset dhe me ke me fol ku me u interesu , iu lutem merrini per baz insh. fjala juaj degjohet sadopak ! Bejnë kontrolle herë pas here nder dyqane ku unë po qaj hallin tim me mishtoren tonë pra babin tim i cili punon kasap. Vijnë dhe bejnë kontrolle te njepasnjeshme dhe dyqanin e kemi sistemi sa kishim mundësi ne menyrë te mirë te paster dhe menyrë jetese me kushte normale. Sot erdhen Tirana se këto te Shkodres janë injoranta dhe nuk na keshillojnë ca me heq dhe ca me lanë erdhen sikur jemi mafjoz dhe nuk na keshilluan por menjeher gjobë dhe presione vetem per disa hekra ku varet mishi iu lutem se 500 mijë lek nuk janë pak. Iu shkrujta vetem per te na treguar nje vend ku me u drejtu pra si duhet me qen nje dycan qe ta hapim se kto vetem gjoba presione me nga 10 vet iu lutem na ndihmoni ne anonim. Zoti qoft me ty e ne familjen tande begati e mirsi pafshi kudo! Shum faleminderit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat