15 vende të lira pune në një prej drejtorive më të rëndësishme në vend janë shpallur sot.
Vetë kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë në status në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se si mund të jeni pjesë e konkurseve. Kreu i qeverisë iu bën thirrje të interesuarve të aplikojnë deri më datë 15 nëntor, si dhe të njihen me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit.
Statusi
"MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor dhe për t'u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje. Forca dhe suksese", shkruan Rama.