Dallgë 5 ballë në det e përmbytje urbane, ja çfarë na rezervon sot moti

Shqipëria

Dallgë 5 ballë në det e përmbytje urbane, ja çfarë na rezervon sot moti

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:20
Ilustrim

Duket se kjo e martë do të shoqërohet me vranësira dhe rrebeshe, që do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit.

Pasditen vranësirat do të fuqizohen duke sjellë reshje të dendura në ultësirën perëndimore dhe gradualisht gjatë natës, reshjet intensifikohen në gjithë vendin dhe vijojnë të konsiderueshme deri në mëngjes.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.

Në fund të ditës së nesërme, ekziston mundësia e problemeve të përmbytjeve të vogla urbane, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat