Media greke tallin Ramën: Është një psikopat me kartel

Shqipëria

Media greke tallin Ramën: Është një psikopat me kartel

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 12:13
Edi Rama

Gazeta greke “Demokracia” i ka kushtuar një artikull kryeministrit të vendit, Edi Rama lidhur me ngjarjet e aktualitetit në zonën e Himarës.

Duke përdorur tone të ashpra për Ramën, gazeta nënvizon se Kryeministri është i sëmurë me kartel dhe përmend kështu disa fakte sipas saj që mbështesin këtë qëndrim.

Shkrimi i plotë
Kryeministri primitiv, Edi Rama, i cili në mënyrë të pashembullt po shkatërron pronat e grekëve të Himarës, është një psikopat! Këtë shkruan një gazetë shqiptare, që paraqet edhe një dokument spitalor të vitit 1980, duke zbuluar kështu fakte të reja nga e shkuara e kryeministrit, Rama.
Raportet e Klinikës Neurokirurgjike Tirol tregojnë se 53-vjeçar ka një të kaluar skizofrenie dhe është shtruar në spital për këtë arsye në vitet 1980 në Tiranë dhe Paris.

Ka qenë botuesi i gazetës “Tema” Mero Baze ai që guxoi të nxirrte në dritë këto fakte të panjohura të kryeministrit shqiptar duke botuar kartelën e pacientit dhe raportet e tjera mjekësore që provuan sipas asaj që ai pretendon që kryeministri ka qenë i shtruar në Klinikën Neurokirurgjike të Spitalit Nr. 1, 5 Tiranë për skizofreninë!

Sipas gazetës “Tema”, z. Rama është shtruar sistematikisht në klinikën neurokirurgjike në vitet 1980 dhe më vonë. Pastaj, pas rekomandimeve të komitetit mjekësor kompetent, ai u dërgua në Paris për më shumë ndjekje të specializuar dhe kujdes intensiv. “Shenjat e para të sëmundjes së Ramës datojnë në fillim të viteve 1980, që përkon me vizitat e rregullta në spitale.

Siç thuhet në të dhënat klinike dhe në bazë të rrëfimeve të mjekëve, pacienti Rama ishte agresiv jo vetëm në mjediset shoqërore, por edhe me anëtarët e familjes së tij. Kjo e detyroi familjen të kërkonte gjithmonë ndihmë nga spitali. Në atë kohë, duke pasur parasysh se babai i tij, Kristaq Rama (një skulptor, një anëtar i Byrosë Politike mbi Hoxhën), ishte një anëtar i rangut të lartë të Partisë Komuniste, “Atij iu kushtua kujdes të veçantë në spitalet ku ishte shtruar, ” thekson kështu gazeta, duke zbuluar detaje që kishin kuptim në vendin tonë fqinj dhe u bën subjekt i rrjeteve shoqërore.

“Përdorimi i forcës kundër nënës dhe bashkëshortes së tij, në atë kohë i detyroi autoritetet të aplikonin një trajtim të posaçëm mjekësor për pacientin Rama, i cili e vazhdoi në Paris diagnozën që siç tregohet nga skedat e tij klinike, ishte” skizofrenia e rëndë,” me simptoma të dhunës që ndodhin kundër anëtarëve të familjes dhe individëve të tjerë.
Skizofreni ka shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje të kujtesës, të shoqëruar nga pagjumësia e pacientit Rama”, thotë Tema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat