“Na turpërove, tutat e Noizyt me këpucë”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ti me tatuazhe, unë me…

Shqipëria

“Na turpërove, tutat e Noizyt me këpucë”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ti me tatuazhe, unë me…

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 07:44
Edi Rama

Veshja e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në një takim në Fier është bërë sërish objekt diskutimi. Çitjanet e Ramës nuk u kanë shpëtuar as komentuesve në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ku disa prej tyre kanë ‘thumbuar’ kreun e qeverisë.

Por, siç duket Rama nuk është kursyer në përgjigjet e tij, ndërsa i është kthyer flakë për flakë një komentuesi, që e ka krahasuar me reperin shqiptar Noizy. Me përgjigjen e tij Rama siç duket u ka ‘mbyllur’ gojën të gjithë kritikëve, ndërsa thekson se veshja është çështje personale që i takon gjithsecilit.

Image

“O zoti kryeminister ku te shkoi ne mendje te veshesh tutat e noyzit me kepuc serioze na turpërove”, shkruan qytetari, ndërsa Rama ia kthen: “Hahaha o i shkreti une qe te turperova ty, po pse mor cun u turperove ti? Mos u turpero hic fare, veshja eshte ceshtje personale dhe nuk ka as ligj qe e ndalon njeriun te vishet sic i vjen per mbare, as ligj qe te detyron ty te jesh krenar apo i turperuar nga veshja e dikujt tjeter [????]  Keshtu ka qene dikur kur ti s’kishe lindur ndoshta, po ajo kohe ka vdekur shyqyr Zotit dhe jemi te lire te vishemi si te duam, ti me tatuazhe, une me pantallona qe duken si tuta apo me tuta qe i vesh si pantallona [????] ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat