Denoncimi: Drejtori i paraburgimit në Elbasan me katër bodiguard rreh magazinierin

Shqipëria

Denoncimi: Drejtori i paraburgimit në Elbasan me katër bodiguard rreh magazinierin

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 23:49
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka denoncuar një rast dhune në paraburgimin e Elbasanit. Sipas qytetarit dixhital që i ka dërguar mesazhin ish-kryeministrit, mësohet se dhunohet magazinieri i këtij institucioni nga drejtori dhe katër bodiguardët e tij.

Postimi i plotë i Berishës:

Qytetaret dixhital denoncojne gangsteret me uniforme!

Lexoni mesazhet e tyre! sb

“Zoti Berisha desha tju informoj se ne institucionin e paraburgimit ne Elbasan qe varet nga ministria e drejtesise Drejtori bashke me kater bodiguardet e vet keqtrajton dhe dhunon me rrahje magazinierin e institucionit te paraburgimit Besim Qevani. Drejtori eshte Renato Milori.”

“Pershendetje Ishim 3 shoke duke kaluar ne lagjen Ali Demi,prane shkolles 1 Maji.Po kalonim rrugen,dhe nje makine policie me shpejtesi te larte, duke na rrezikuar jeten.Pas 1 minuti kthehen me shpejtesi dhe na ndalojne duke na kercenuar sepse pretendonin se i kishim share.Personat ne fjale ishin dy punonjes se policise se shtetit.Targa e makines ishte AA254RU.Kjo eshte policia qe duam?”

“Mb zoti Sali sa per polici i kemi te korruptuar plot fuqishmi i Peqinit ha bukën me prostitucion merr ruzhvet dhe bene trafik femrash se mer lek”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat