Berisha reagon për çështjen 'Kumanova': Ndëshkim albanofobëve, ngjarja e stisur nga Shkupi, Beogradi dhe Rusia

Shqipëria

Berisha reagon për çështjen 'Kumanova': Ndëshkim albanofobëve, ngjarja e stisur nga Shkupi, Beogradi dhe Rusia

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 13:06
Grupi i Kumanoves

Ish kreu i qeverisë Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me vendimin e dhënë për çështjen “Kumanova”, ku gjykata e Shkupit ka dhënë një vendim me 746 vite burgim për 26 të akuzuar për ngjarjen e rëndë te ‘Lagjia e Trimave’ ku mbetën të vrarë shumë njerëz.

Ai ka kërkuar ndëshkim për ata albanofobë që kanë kërkuar të ç’popullojnë qytetin e shqiptarëve, ndërsa ka reaguar edhe në lidhje me indiferencën e kreut të qeverisë shqiptare.

“Për këtë qëllim në zbatimt ë ligjeve të kushtetutës regjimi Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësin vendor legjitim të shqiptarëve të Preshevës me vasalët e tij, të cilët arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara fund e krye nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, i cili është i angazhuar për jetë a vdekje me ekzistencën e tij në mbrojte të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze. Po kështu në të njëjtën kohë u dënuan me 750 vjet burg shqiptarë në procesin e Kumanovës, një proces i stisur  nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse me të cilin me ngjarjen e Kumanovës albanafobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të ç’popullonin qytetin përjetësisht qytetin shqiptar të Kumanovës . kam kërkuara ndëshkimin e atyre albanofogëve që inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë njerëz dhe tani vazhdon me 750 vjet burg për shqiptarët”, tha Berisha.

Jashtë sallës së Parlamentit, ish kreu i demokratëve nuk ndali as akuzat ndaj Ramës në lidhje me  vonesën e realizmit të reformës në drejtësi dhe sipas tij lidhjeve që ka kryeministri shqiptar me botën e krimit.

“Këtu ka një qeveri që ka shpallur se ka zero probleme me fqinjët, por në të vërtetë ka zero interes kombëtar. Kjo qeveri e Edi Ramës ka vetëm interes pasurimin e paligjshëm të klikës në pushtet. Shqipëria është mbërthyer në bllokimin e drejtësisë, në mbrojtjen e paralizës kombëtare të shtetit ligjor nga narko-shteti vetëm se në krye të kësaj ndodhet ‘Noriega’”, tha Berisha.

Ngjarja e Kumanovës

Në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, humbën jetën 8 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe 10 persona të grupit të armatosur.

Për të gjithë të akuzuarit e rastit "Kumanova" të Lagjes së trimave një javë më parë Gjykatat e Shkupit caktoi 746 vjet burg për 26 të akuzuar dhe burgim të përjetshëm për 7 shqiptarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat