Gjyqtari i arrestuar: 340 milionë lekët ishin të mikut tim, të tjerat i kisha kursime nga paga

Shqipëria

Gjyqtari i arrestuar: 340 milionë lekët ishin të mikut tim, të tjerat i kisha kursime nga paga

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:11
Shkëlqim Miri

Një ditë pas ndalimit nga policia gjytari i Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri ka dhënë dëshminë e tij për shumën prej 340 milionë lekësh të vjetra që iu gjet në banesë.

Sipas tij vetëm 3 milionë lekë ishin të tijat si kursime nga pagat, ndërsa pjesa tjetër e parave ishte e një mikut të vet, i cili do të blinte një pronë në Tiranë.

‘Rreth 3 milionë lekë janë të miat, pjesa tjetër të një miku i cili mi kishte lënë sepse do blinte një pronë në Tiranë. Kursimet i kisha nga pagat dhe i mbaja në shtëpi’, mësohet të ketë thënë gjyqtari para policisë.

Dyshohet se Shkëlqim Miri i mori 20 mijë euro Gentian Dodës për të ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje, duke e liruar në këtë mënyrë nga burgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat