Gjyqtari liroi të kërkuarin për vrasje, zbulohen SMS-të për ryshfetin 20 mijë euro

Shqipëria

Gjyqtari liroi të kërkuarin për vrasje, zbulohen SMS-të për ryshfetin 20 mijë euro

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Shkelqim Miri

Pas ndalimit te gjyqtarit te Apelit, Shkelqim Miri, zbulohen te tjera detaje nga provat e prokurorise.

“Panorama” shkruan se krahas pamjeve filmike te kameres ne lokalin ne Fushe Kruje ku u moren parate e ryshfetit ekziston nje prove e dyte, qe jane mesazhet.

Prova e dytë janë mesazhet përmes aplikacionit “WhatsApp”. Pas dorëzimit të parave në Fushë-Krujë, një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes “WhatsApp”-it se për dy javë çështja sistemohej.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka improvizuar sekuestrimin e përkohshëm të një celulari nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesit se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime.

Ndalimi i Miriu u be dje nga oficerët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Operacioni për arrestimin e gjyqtarit u kodua “Një vrasje e dytë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat