“Dy ngjarjet e reja, çfarë ndodhi pasi Tahiri dhe gruaja e tij shkuan në zyrat te Garda”

Shqipëria

“Dy ngjarjet e reja, çfarë ndodhi pasi Tahiri dhe gruaja e tij shkuan në zyrat te Garda”

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 13:37
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bere sot nje tjeter denoncim qe lidhet me çështjen e bujshme “Tahiri”.

Pasi denoncoi permes nje mesazhi qe i kishte ardhur, se ish-ministri Tahiri i shoqëruar nga gruaja e tij qendruan me ore te tera ne zyrat te Garda, Basha ben nje tjeter denoncim te forte.

Postimi i Bashes 

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:
Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.
Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Sajmir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS.
Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan.
E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat