'Ankesa' e kushërirës çoi në vrasjen e 16-vjeçarit në Kukës...për një ngacmim!

Shqipëria

'Ankesa' e kushërirës çoi në vrasjen e 16-vjeçarit në Kukës...për një ngacmim!

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një ditë pas krimit autori që vrau me thikë 16 vjeçarin në Kukës është rrëfyer për ngjarjen në polici.

Roland Matranxhiu ka treguar se kohë më parë kushërira e tij ishte ankuar se viktima e kishte ngacmuar me fjalë. Në grindje e sipër 17 vjeçari ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Roland Matranxhiu takoi 16 vjeçarin Algis Metallari për t’i kërkuar llogari për kushërirën. Në grindje e sipër 17 vjeçari ka qëlluar me thikë adoleshentin Metallari. I riu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Kurse autori u kap pak minuta pas krimit në dalje të qytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten ne darkë në qendër të Kukësit. Policia e gjeti  thikë me të cilën u vra 16 vjeçari pranë obeliskut të eksodit ‘99. 

Roland Matranxhiu, jetonte në konviktin e Medresesë në Kukës, ndërsa viktima banonte nga fshatin Bicaj 10 km nga qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat