Rama sqaron veshjen e çuditshme: I quaj shallvare, për herë të parë i pashë në Lushnje në vitin ‘87

Shqipëria

Rama sqaron veshjen e çuditshme: I quaj shallvare, për herë të parë i pashë në Lushnje në vitin ‘87

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:46
Edi Rama

Shkaktuan shumë debat pantallonat e kryeministrit Rama në një takim partiak, por vetë ai sonte në News 24 sqaroi se i quan shallvare. Rama tha se frymëzimin për to e ka marrë që në vitin 1987 gjatë një vizite në Lushnje, ndërsa ka thënë se sot çdo njeri është i lirë të vishet si të dojë.

Pse Rama vishet si asnjë kryeministër evropian?

Image
Edi Rama

Edi Rama: Kjo më kujton gjithmonë kur ndodh, dhe ndodh  shpesh dhe habiten pse s’janë mësuar me mua se shallvaret i kam veshur shumë kohë më parë, më kujton kur ishim të vegjël shkonim në plazh me tren në Durrës dhe treni ishte plot. Ishte koha e tmerrshme kundër shfaqjeve të huaja që sa afroheshim në Shkozet, treni ulte shpejtësinë dhe njerëzit hidheshin nga treni. Pse? Sepse kur arrije në plazh, aty dilje dhe ishin dy radhë. E kam parë vetë, sa herë thonë pse u vesh kështu, apo ashtu. Dy radhë njerëzish, me gërshërë në dorë dhe shikonin të rinjtë nga pantallonat. Kishte dalë atëherë flama kundër pantallonave kauboj. Kush kishte pantallona të gjera poshtë, i fusnin gërshërët dhe i çanin pantallonat duke i çuar në polici. Të nesërmen dilnin fletërrufe. Ajo kohë lavdi zotit ka vdekur, se si vishet dikush …

Nuk jeni njeri i thjeshtë zoti kryeministër. Ka një protokoll, ka një etikë.

Edi Rama: E njoh shumë mirë protokollin, ju garantoj për këtë. Askush në botën që ka krijuar protokollin nuk shqetësohet për këtë. Këtu më katolikë se Papa…

Atletet tuaja janë bërë lajm gjithandej…

Edi Rama: Nuk ka pasur asnjë lajm ku thuhet pse ky me këto. Të jeni të sigurt se unë di çfarë bëj. Po ju them diçka tjetër, e kam pasur ëndërr të bëj një palë pantallona të gjera sipër e të ngushta poshtë kur kam parë kostumet e myzeqarëve kur shkova në Lushnje në ’87. Një palë pantallona të tilla i kam pikturuar në një mural me aq pasion të një personazhi atje.

Janë plotësimi i një ëndrre?

Edi Rama: Jo, këto janë vazhdimi… me pantallonat e mia do merreni? Ky jam unë, nuk i kam fshehur këto gjëra. Njerëzit kanë parë dhe shumë më tepër se kaq, dhe prapë më kanë besuar. Unë do bëj ato punë që më kanë zgjedhur./Tiranapost

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat