Siguria e Shqipërisë, Rama: Krimi mund të përballohet vetëm nga modernizimi i shtetit

Shqipëria

Siguria e Shqipërisë, Rama: Krimi mund të përballohet vetëm nga modernizimi i shtetit

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 10:17
Edi Rama

Nga ambientet e Akademisë së Sigurisë në Sauk, Kryeministri Edi Rama ka folur për një revolucion të vërtetë në kurrikulat dhe investimet për këtë shkollë të rëndësishme, e cila sipas kreut të qeverisë është njëra ndër bazat që i sjell shtetit punonjësit më të vyer në luftën kundër krimit dhe ruajtjes së sigurisë së vendit.

Rama ka deklaruar se shteti mbetet i vetmi garant i sigurisë publike dhe si përgjegjësi kryesor i këtij elementi të rëndësishëm, qeveria është e vetëdijshme se duhet të investojë në brezat që do të dalin prej Akademisë së Sigurisë.

“Në kuadrin e një sërë reformash pas pothuajse tri dekadash stanjacioni e letargjie në raport me mekanizmat e funksionet e shtetit, reforma në fushën e sigurisë është një ndër më të rëndësishmet. Shteti ka një katalog të madh detyrash për të plotësuar pikërisht në kuadër të sigurisë.

Në disa qasje, shteti mban pak dhe në disa të tjera shumë më tepër rol e përgjegjësi. Por përgjegjësia e pandashme e shtetit për sigurinë publike mbetet një atribut i dorës së parë në çdo shtet. Siguria nuk shitet dhe nuk blihet. Kur ajo ekziston askush nuk mund tëprivohet nga ajo dhe kjo e bën si produktin më të veçantë bazë që ka për detyrë të ofrojë shteti.

Ne do ta thellojmë procesin e krijimit të kapaciteteve dhe do të nxisim procese që mundësojnë përpjekje të përbashkëta të institucioneve të sigurisë. Fillimi i operacionit Fiorca e Ligjit do të shërbejë për bashkëpunimin ndërinstituciional e ndërkombëtar në fushën e sigurisë. Ne do të përpiqemi që të kalojmë në një nivel të ri koordinimi që do të kalojnë në krijimn e instancave të përhershme në fushën e sigurisë.”-tha Rama.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se për vitin e ardhshëm, buxheti që do të alukohoet për reformimin e sektorit të sigurisë në vend, do të jetë më i larti në këto vite. Ministri Xhafaj tha se investimet në teknologjinë e fushës së hetimit dhe pajisjeve shkencore, janë një hap që garanton një formim më të mirë të hetuesve dhe policëve të ardhshëm në vend.  

“Investime tek teknologjia në fushën e hetimit dhe pajimeve shkencore, një mungesë që ka ndikuar ndjeshëm në zbulueshmërinë e krimit.

Në kohën e sotme hetimit për veprat penale kërkon një sintezë të mirëzbatuar mes veprimti dhe studimeve. Punëonjësit e ardhshëm të policisë duhet ta mësojnë këtu abc-në e punës për zbulimin e ngjarjeve dhe gjurmëve. Mbeten kritike procedurat e kërkimit e marrjes së provacve, mënyrat e përdorimit dhe ruajtjes së provave, si kusht që ato të përmbushin kërkesat shkencore për tu quajtur prova në gjykatë.”-tha Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat