Edi Rama ka një paralajmërim për grupet kriminale

Shqipëria

Edi Rama ka një paralajmërim për grupet kriminale

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 10:31
Edi Rama

Nga ambientet e konferencës shkencore që mbahet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha grupet kriminale që enden akoma të lirë në territorin e vendit.

Shumë shpejt ka deklaruar kryeministri, të gjitha këto grupe do të goditen, e fillimisht do të jenë pasuritë e tyre ato që do të konfiskohen.

"Vijimi i goditjeve për të shkatërruar rrjetet e grupeve kriminale mbetet prioritet kryesor. I kthehem edhe një herë operacionit forca e ligjit si nje ndërmjarre që do synojë katet më të larta dhe nyjet më të thella të krimit të organizuar që për shumë vite kanë qene larg fokusit të goditjeve.

Është shënjestrimi i aseteve dhe financave me origjinë kriminale duke i zhveshur këto rrjete nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh të qartë që kush përfiton nga krimi nuk i gëzon dot ato që përfiton”-tha Rama.

Sipas Ramës, qeveria e majtë do të bëjë të mundur reformimin e thellë të Akademisë së Sigurisë përmes investimeve dhe ndryshimit të kurrikulave. Ashtu si edhe Ministri i Brendshëm që premtoi pajime të reja për këtë Akademi, edhe kryeministri ka premtuar investime, duke shtuar se së shpejti edhe policia do t’i nënshtrohet vettingut.

“Pastërtia e radhës së policisë, integriteti i lartë është parakusht i domosdoshëm. Ne kemi bërë sa kemi mundur për shpërblimin moral dhe financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit, por procesi historik i pastrimit nga elementë të kriminalizuar, korruptuar apo të paaftë do të vazhdojë. Procesi i vetingut në Policinë e Shtetit që do të fillojë nga muaji Janar, do të japë rezultate të qenësishme.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat