Nënat shqiptare po vdesin

Shqipëria

Nënat shqiptare po vdesin

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:46
Ilustrim

Vdekshmëria amësore për shumë njerëz mund të jetë një dukuri që i përket të kaluarës, por fenomeni është ende i pranishëm në Shqipëri, e për fat të keq shumë më e lartë se në vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga OurWorldinData, Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Nga të dhënat më të fundit të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, është përllogaritur se në 100’000 lindje 29 gra humbën jetën.

Ky tregues ka mbetur pothuajse i pandryshuar që nga 2012, kur norma ishte 30 vdekje në 100 mijë lindje.

Megjithatë, krahasuar me fillimin e viteve 90 kur norma e vdekjeve të nënave ishte 70 për 100 mijë lindje, ky tregues është përmirësuar ndjeshëm.

Kjo normë është më e larta në Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat