Demiraj: Dezertimi i katër ushtarakëve, papranueshëm

Shqipëria

Demiraj: Dezertimi i katër ushtarakëve, papranueshëm

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 23:19
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka njoftuar  se  ka marrë lajmin për dezertimin e katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli.

Ai për këtë ka shkruar në Facebook se si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideron të patolerueshmëm dhe papranueshëm dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, kolege!

Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.

Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.

Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.

Te dashur kolege!

Ne jemi vend antar i NATOs dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit....

Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:

"Prej lufte veç ai largohet,

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frikohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.

Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe. DD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat