Ambasadorja gjermane: Luftoni drejtuesit e strukturave kriminale

Shqipëria

Ambasadorja gjermane: Luftoni drejtuesit e strukturave kriminale

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 12:17
Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz

Gjermania pret rezultate konkrete nga task-forca e ngritur nga qeveria shqiptare për aksionin kombëtar “Forca e Ligjit”, kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Kjo njësi e ngritur me ekspertë të huaj, mbështetet nga pala gjermane me një oficere në Tiranë.

Ndërkohë, ambasadorja Susanne Schutz tha për Ora News se e rëndësishme është reduktimi i kultivimit të drogave dhe luftimi i grupeve kriminale.

Schutz: E përshëndesim faktin që pranë Ministrisë së Brendshme, është ndërmarrë hapi konkret lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti ndaj kanabisit. Për këtë angazhim ne do të kemi edhe një konsulencë afatgjatë. E rëndësishme është të arrihen rezultate konkrete në reduktimin e sasisë të kultivim të drogës por edhe në luftën kundër strukturave të krimit të organizuar.

Në lidhje me deklarata e forta të ambasadorit Lu, për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, znj. Schutz tha se situata në Shqipëri është shqetësuese duke i kërkuar qeverisë luftimin e strukturave kriminale dhe të drejtuesve të tyre.

Schutz: Sigurisht edhe situata e krimit të organizuar është shqetësuese për Gjermaninë. Presim të luftohen jo vetëm strukturat e organizuara kriminale, por edhe drejtuesit e tyre.

Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Gemania shpreson për hapa të mëtjeshme në kohën kur edhe procesi i vettingut ka hyrë në fazën e tij operative. Ambasadorja Susanne Schutz iu përgjigj interesit të Ora News për këto çështje, gjatë inaugurimit të një sërë investimesh në infrastrukturë dhe qendra shërbimesh në Qarkun e Kukësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat