Dezertuan në Britani, flet babai i një prej komandove të FA: Paguhej pak

Shqipëria

Dezertuan në Britani, flet babai i një prej komandove të FA: Paguhej pak

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 13:37
Babai i Aleksander Shkulakut

Babai i Aleksander Shkulakut, një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani te Madhe, ka reaguar pas ngjarjes.

Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri, raporton BalkanWeb.

“Aleksandri ishte më i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision e Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mijë leke të vjetra. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim që ishte në Angli, por nuk kemi komunikuar. Ka bërë një veprim të nxituar. Lajmin e kemi mësuar nga të njohurit tanë në Angli”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat