U vra nga bashkëshorti, Migena Kellezi përcillet në banesën e fundit

Shqipëria

U vra nga bashkëshorti, Migena Kellezi përcillet në banesën e fundit

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 08:02
Migena Kellezi

Migena Kellezi, vajzës nga Elbasani e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë, i është bërë përcjellja për në banesën e fundit paraditen e djeshme.

Miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, ku i dhanë lamtumirën 30 vjeçares. Largimi i parakohshëm nga jeta e Migenës tronditi mbarë opinionin publik, sidomos qytetarët e Elbasanit, pasi Migena ishte bijë elbasanase.

Migena Kellezi u vra nga i shoqi në Gradisca d’Isonzo. Dritan Sulollari, bashkëshorti, u burgos në Gorizia, pasi tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur.

Çifti me një djalë 8 vjeçar ishte në prag të divorcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat