Në telegramin ngushëllues, Edi Rama vlerëson lartë veprën e Aleksandër Lalos

Shqipëria

Në telegramin ngushëllues, Edi Rama vlerëson lartë veprën e Aleksandër Lalos

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:09
Edi Rama

Mbrëmë është shuar mjeshtri i muzikës shqiptare, kompozitori Aleksandër Lalo.

Vdekja e Lalos ishte e papritur dhe erdhi si shkak i një arresti kardiak.

Lajmi për vdekjen e kompozitorit ka tronditur opinionin, shumë prej figurave të shquara publike kanë shprehur ngushëllime për humbjen e mjeshtrit të madh, Aleksandër Lalo.

Ai ishte autor i një numri të madh veprash, me të cilat janë paraqitur shumë prej artistëve tanë.

Së fundi, Aleksandër Lalon e kemi parë të jetë pjesë e jurisë së emisioni “C’est la vie’ me Marina Vjollcën.

Për vdekjen e kompozitorit ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e vlerësoi lartë veprën e Lalos.

“Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima. U prehtë në paqe  [????] ”, shkruan ndër të tjera, Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat