BE të jetë e prerë për zgjidhjen e probleme të shqiptarëve, ndryshe mbetemi jashtë derës

Shqipëria

BE të jetë e prerë për zgjidhjen e probleme të shqiptarëve, ndryshe mbetemi jashtë derës

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:29
Delegacioni shqiptar për diskutimet e Tryezës së Nivelit të Lartë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Europian

Deputet i LSI-së, Petrit Vasili i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar për diskutimet e Tryezës së Nivelit të Lartë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Europian.

“Duhen vene detyra te qarta qe te mund te monitorohen ashtu siç u veprua për liberalizimin e vizave. Shqiptaret besojnë tek integrimi europian por jo sa me pare. Inkurajimi i Europes per ne pozitiv, por jo bashkëjetese me problemet e renda te qeverise qe po e bëjnë integrimin një ëndërr te parealizueshme”, tha Vasili.

Ndër të tjera ai vuri thekin pikërisht  se të gjithë duam një integrim europian sa me te shpejte, por duam edhe një integrim me përmbajtje dhe te merituar.” 

“Nese Europa nuk do te jete e prere ne zgjidhjen e problemeve qe kane tronditur shoqërinë shqiptare do te mbetemi tek dera e Europes, pa hyre kurrë ne te”, ka thënë Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat