‘Pse nuk martohesh me mua’, shqiptari bën për vdekje vajzën në Angli

Shqipëria

‘Pse nuk martohesh me mua’, shqiptari bën për vdekje vajzën në Angli

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Fatmir Stafasani dhe vajza

Një shqiptar është vënë nën akuzë për tentativë vrasje të një vajze në Angli.

Bëhet fjalë për Fatmir Stafasani, i cili ka goditur Blerta Sulajtn me hekur në kokë disa herë më 20 Mars 2017 në Fulham, pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar që të martohej me të.

Policia arrestohet menjëherë shqiptarin, ndërsa në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Stafasanit.

Vajza u dërgua në spital, ku mësohet se ka qëndruar për më shumë se 4 javë, nga goditjet e forta që kishte marrë nga ai.

“Ai e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte” tha prokurorja.

Edhe pse Stafasani ka mohuar në gjykatë akuzën për tentativë vrasje, prokuroria duket se është e bindur se autori i kësaj ngjarje të shëmtuar është shqiptari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat