Burgim i përjetshëm për 'kasapin' e Ballkanit, reagon edhe Sali Berisha

Shqipëria

Burgim i përjetshëm për 'kasapin' e Ballkanit, reagon edhe Sali Berisha

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:44
Ratko Mlladiç

Dënimi i dhënë sot nga Gjykata e Hagës për një prej personave që ka kryer krime të renda njerëzore, siç është Ratko Mlladiç, është përshëndetur edhe nga ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Në një status në facebook, ai ka mbështetur plotësisht vendimin për burgim të përjetshëm 

"Te dashur miq, denimi me burgim te perjetshem i njerit prej kasapeve me barbare te Ballkanit ne te gjitha koherat, gjeneralit famezi Ratko Mlladiç eshte nje fitore e drejtesise nderkombetare.  Denimi i ketij xhelati sot nga Gjykata Nderkombetare e Hages eshte ne nje fare menyre edhe nje ngushellim per familjaret e qindra mijra viktimave te genocidt serb ne Bosnje Herzegovine", shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat