Zbulohet ish-drejtuesi i katërt për të cilin është lëshuar urdhër ndalimi për lidhjet e tij me dosjen e Habilajve.
Burime për Ora News bëjnë me dije se urdhër-ndalimi është firmosur për Enkeleg Greku, ish-drejtor i Postës së Policisë së Selenicës
Ndërkohë më 21 nëntor 2017 janë lëshuar urdhër-ndalime për Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, 283/a dhe 333/a.
- Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.
Për Sokol Boden, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, Gjykata ka dhënë në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”. Ai ishtepezulluar nga detyra në datë 25 Tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.
Gjithashtu janë marrë për ekzekutim edhe tre vendime të Gjykatës për Krimet e Rënda për ushtrim kontroll banese, mbi bazën e një procedimi të nisur në vitin 2016 nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Tiranë.