Detaje të reja për avokatin shqiptar të zhdukur në Itali: Mund të jetë rrëmbyer

Shqipëria

Detaje të reja për avokatin shqiptar të zhdukur në Itali: Mund të jetë rrëmbyer

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 16:43
Besnik Muço

Detaje të reja kanë dalë nga mediat italiane në lidhje me zhdukjen prej disa ditësh të një avokati shqiptar që ishte nisur drejt vendit fqinj.

Vetëm pak ditë më parë në brigjet e Leçes u gjet një trup i pajetë, për të cilin dyshohej se i për kishte avokatit Besnik Muço, por në fakt ai trup nga shenjat që kishte nuk ishte i avokatit. “Leçeprima.it” shkruan se trupi i pajetë, të cilit i mungonte koka, u gjet mes 6 dhe 7 nëntorit në ujërat e Castro si dhe një protezë çeliku në këmbën e djathtë.

Por këto fakte, bindën edhe më shumë familjarët e Muços që të besonin se trupi i pajetë mos t’i përkiste 54-vjeçarit, pasi Besniku nuk kishte protezë. Ndërkohë, trupi që u gjet dyshohet se ka pasur më shumë kohë në det. Ndonëse ende analizat e ADN-së nuk kanë dalë, “Leçeprima.it” shkruan se policia ka dyshime që trupi i pajetë mund të jetë ndonjë skafisti, duke e lidhur dhe me një sasi të sekuestruar droge në këtë zonë pak kohë më parë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë në Macerata dhe asaj të Tiranës, 54-vjeçari ka hipur në 2 nëntor në tragetin nga Durrësit drejt Barit, ndërkohë që në orën 23:00 celulari i tij dilte i fikur.Kur trageti arriti në portin e Pulias, nuk kishte asnjë gjurmë të Muços. Policia gjatë kontrollit gjeti një qese me disa rroba, bileta, karta shëndetësore dhe dokumente të tjera që i përkisnin Muços.Prokuroria e Tiranës po heton për rrëmbim personi pas denoncimit të vëllait të të zhdukurit. Gjatë trazirave të marsit të vitit 1997, prokurori, gruaja dhe djali i tij kishte ikur në Itali dhe u vendos në Macerata, ku ata u pritën si refugjatë politikë në sajë të punës së bërë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat