Policia shqiptare jep detaje për aksidentin e eskortës së Edi Ramës

Shqipëria

Policia shqiptare jep detaje për aksidentin e eskortës së Edi Ramës

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 15:09
Makina e Edi Rames

Në një njoftim për mediat, pak minuta pas aksidentit të eskortës së Edi Ramës në Korçë, policia ka nxjerrë fajtor drejtuesin e mjetit tip Golf. Në një njoftim për shtyp thuhet se “mjeti tip “Voslksëagen”, që udhëtonte në krah të kundert me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga”.

Në kohë rekord, policët e Korçës kanë nxjerrë rezultatin e hetimeve për aksidentin duke shfajësuar eskortën e kryeministrit. Servilizmi dhe frika për ndëshkimin që mund t’i vijë nga Tirana, e kanë bërë policinë të japë një njoftim qesharak dhe të turpshëm, duke fajësuar drejtuesin e mjetit Volksëagen, ende pa u mbyllur hetimet.

Përplasja ndodhi në rrugën Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Mjeti tip Golf u përplas me dy makina të eskortës së Edi Ramës.
Të dëmtuar janë një drejtues mjeti i eskortës dhe një pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
I dëmtuar më lehtë është dhe një mjet tip furgon qe ishte pjesë dhe në fund të eskortës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat