‘30 oficerë policie në zyrën e Çakos, merren masa disiplinore ndaj tyre’

Shqipëria

‘30 oficerë policie në zyrën e Çakos, merren masa disiplinore ndaj tyre’

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 21:52
Haki Çako

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme, ku sipas tij, disa oficerë policie janë thirrur nga drejtori i Policisë Haki Çako.

Sipas denoncimit, atyre u është kërkuar llogari lidhur me disa verifikime që atë kanë bërë në sistemin TIMS, për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe babain e tij.

Po ashtu, siç bëhet e ditur, ndaj 30 oficerëve të policisë ka nisur hetim disiplinor.

Reagimi i Sali Berishës

Terror i Haki Droges, me urdher te Norieges, per Saimir Trafikun dhe Bashkim Tahirin!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital.S.B

“Mirembrema Doktor. Sot me date 27.11.2017 me porosi te Saimir Tahirit dhe Haki Cakos jemi thirrur ne Drejtorine e Standarteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise rreth 30 a me shume oficere policie te rretheve te ndryshme ku na eshte bere njoftimi per fillimin e ecurise disiplinore per shkelje te rende disiplinore.Sipas tyre shkelja e rende eshte se ne paskemi bere verifikime ne sistemin TIMS per Saimirin dhe Bashkim Tahirin.Kemi mbetur te habitur se nuk po kuptojme cfare shkelje eshte kjo dhe aq me pak cfare shkelje e rende eshte te besh verifikime per shtetas te ndryshem ne sistemin TIMS .Ju lutemi ta beni publike kete kerkojme nderhyrjen me autoritetin Tuaj prej deputati qe te parandaloni kete maskarallek pasi neve mund te na ndeshkojne dhe deri te na perjashtojne nga Policia pa asnje shkak apo motivacion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat