Festat e nëntorit, Lubonja: Janë për pushtetarët që shpëlajnë trurin e njerëzve

Shqipëria

Festat e nëntorit, Lubonja: Janë për pushtetarët që shpëlajnë trurin e njerëzve

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:51
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar festimet dhe aktivitetet me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit. 

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në New24, Fatos Lubonja u shpreh se nuk mjafton një ditë për t’u bërë patriot.

“Nuk mjafton flamuri dhe një ditë për të treguar patriotizmin. Nuk mjafton një lloj pavarësie për të ndërtuar jetën e mirë të qytetarëve. Pra pavarësinë nga një pushtues apo daljen më vete të një shteti komb. Mendoj se kur përkujtohen këto festa duhet më tepër të reflektohet sesa të festohet. Pra duken sikur janë festa për pushtetarët, të cilët shkojë tek varrezat, tundin flamurët, u tund era flokët njësoj si Enver Hoxha. Festa që të bëhet e qytetarëve mendoj se bëhet kur ndjehen dhe ata pjesë e festës dhe vendimmarrjes. Zyrtarët e lartë janë shkatërruesit e kombit shqiptar. Që të bëhet festa duhet të ndërtohet demokracia të cilët ne mendoj se nuk e kemi. Patriot është ai që kritikon veset e popullit”- tha Lubonja.

Ndër të tjera Lubonja komentoi edhe faktin se partitë politike festojnë të ndara. Ai u shpreh se debati i datave është për të politizuar shqiptarët.

“28 nëntori ishte festë e pavarësisë deri në kohën kur erdhën komunistët në pushtet,. 29 nëntori u bë më rëndësishëm se ishte festë më e rëndësishëm për komunistët. Debati ka qenë u çlirua në 28 apo në 29. Datat nuk kanë rendësi, pasi ajo ishte një festë e komunistëve. Ky debat është për të politizuar shqiptarët. Sa i përket ceremonisë, datës 29 i jepet më shumë rëndësi sa i takon. Ne shpëlajmë trutë e njerëzve me këto festa dhe nuk kanë lidhje me patriotizmin”- tha Lubonja.

Ndërkohë sa i përket festimeve me fotot e Enver Hoxhës, analisti u shpreh se ata kanë të drejtën e tyre të festojën në atë lloj mënyre, por mbajtja e fotos ish diktatorit duhet të ndalohet me ligj.

“Nostalgjikët nuk mund tua heqësh të drejtën për të shkuar me fotot e Enver Hoxhës. Komunizmi duket sikur është toleruar më shumë, pasi ka zgajtur më shumë. Këta politikanët tanë nuk kanë shkuar njëherë në Spaç, ku kanë vuajtur. Mendoj se duhet të ndalohet me ligj mbajtja e fotografisë së Enver Hoxhës. Ne ende nuk kemi një festë që mund të ishte festa e të gjithëve shqiptarëve dhe që mund ta gëzojnë të gjithë. Ditë më të festuara nga populli mbeten prapë festat fetare”- tha Lubonja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat