Rrufe, rrebeshe shiu, erë e fortë, del harta e rrezikut: Ja zonat që pritet të kenë përmbytje

Shqipëria

Rrufe, rrebeshe shiu, erë e fortë, del harta e rrezikut: Ja zonat që pritet të kenë përmbytje

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 07:44
Ilustrim

Ashtu si ishte parashikuar, nata ka rikthyer reshjet ne vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ne buletinin me te fundit te rreziqeve natyrore njofton per reshje intensive dhe permbytje ne shume qytete te vendit.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë,Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë.

Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Fierë dhe Vlorë) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë.

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël . Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.

Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda (mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur) nga përmbytjet.

Sipas parashikimit, efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

RESHJE

Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur sot vlera të larta deri në 100mm/24orë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të RRUFEVE dhe ERE të fortë.

TEMPERATURAT

Sot(e enjte, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 °C / 17 °C në vendet e ulta: 6 °C / 16 °C në vendet malore: 4 °C / 11 °C.

ERA

Sot (dt.30) era do të FORCOHET ndjeshëm, për të arritur vlera mbi 70 km/orë në bregdet dhe në terrenet malore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat