Basha - Ramës: Deputeti yt nën hetim për pastrim parash, pyete Ballën ç'bëri në Rumani para një muaji

Shqipëria

Basha - Ramës: Deputeti yt nën hetim për pastrim parash, pyete Ballën ç'bëri në Rumani para një muaji

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka akuzuar ashpër kreun e Grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, sot në Kuvend se ai është nën hetim për pastrim parash dhe ka zbuluar një detaj, duke iu drejtuar kryeministrit: "Mjafton të kishe pyetur Drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani", theksoi ai.

"Edi Rama, - tha Basha, - nga të gjithë njerëzit që mund të zgjidhje në parti dhe në grupin tënd parlamentar, për të bërë furunën e radhës në gotë me qëllim që t’i ikësh pyetjeve që s’u jep dot përgjigje për Saimir Tahirin tënd, për Habilajn, për Balilaj, për vëllanë e ministrit tënd të Brendshëm, për llogaritë offshore për të ciat ka akuzuar oSBE-ja me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro, nga të gjithë që zgjodhe i vure gishtin këtij.

Nuk e di apo nuk do ta dish që ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu në këtë stendë. Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani.

Po kjo është vetëm maja e aisbergut të zi mbi të cilin e ke ulur dhe e rrotullon si piruetë për një axhendë të pastër politike. Shqiptarët e dinë , PD-ja ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit. Mos prit deri të hënën, çoje sot në prokurori, çoja dhe FBI-së në ministrinë e Brendshme ta hetojë. Nuk ka asgjë për ta fshehur PD-ja. Partia që fsheh milionat, miliardat e krimit, njeriu që be bën këtë, je vetëm ti Edi Rama dhe shenjë e dëshpërimit e një njeriu që duhet dhe ëhstë nën hetim për pastrim parash."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat