Berisha ironizon Spiropalin: Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, pastaj...

Shqipëria

Berisha ironizon Spiropalin: Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, pastaj...

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 12:15
Sali Berisha

Në seancën e sotme plenare, për diskutimet rreth buxhetit, pati një replikë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes socialiste, Elisa Spiropali.

Spiropali e akuzoi Lulzim Bashën për kontratën 1 milion dollarëshe në SHBA, ndërsa në replikë me të Berisha i kujtoi ish- drejtoreshës së doganave, atë që ajo vetë ka deklaruar se në vitet ’90 ka qenë simpatizante e PD-së.

 Berisha e thumboi se gishtat i ngriti kur ishte çupëz, por më pas i futi në konteiner.
 “Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj u fute në konteiner. Kjo është tragjedia. Në konteiner të Kinës, se i doni shqip ju. Fol forumse”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat