Rama i kujton takimin e vitit 91’, Berisha reagon: Po pjesa ku do varje në shtyllë babanë tënd?

Shqipëria

Rama i kujton takimin e vitit 91’, Berisha reagon: Po pjesa ku do varje në shtyllë babanë tënd?

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 14:14
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer nga salla e parlamentit takimin e tij të parë në vitin e largët 91’, takimin me Sali Berishën dhe çfarë i ka thënë ish lideri i PD-së.

Rama nuk ka kursyer dhe ironinë kur deklaronte sesi Berisha, ende me teserën e Partisë së Punës, fliste sesi ishte kundër “llumit të shoqërisë” (komunistëve).

“Më kujtohet takimi i parë me Saliun në vitin 1991 në janar te sheshi stadiumit. Shoku Sali atëherë me teseren e partisë së punës në xhep më tha kur unë isha me Kasem Trebeshinën e Ardian Klosin se doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet. PD është prerazi e ndarë nga ai llum.  Fjalia e dëgjuar në të gjitha instancat e partisë së parë e Saliut se këtë të dytën e ka kthyer në karaxhozllëk kombëtar”, u shpreh Rama.  

Por nuk ka vonuar kundërpërgjigja e Sali Berishës, i cili ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit në aulën e kuvendit. Berisha ka përmendur një pjesë të bisedës që referoi kryeministri, duke i dhënë një tjetër kumt bisedës së 26 viteve më parë.

 “Memoria ime thote që është e vërtetë që ke ardh me dy vetë sic përmende por çfarë me tha: Unë tha nuk flas si ti, butë e kështu, unë jam i ashpër. Ca do thuash ti i thashë unë... që në cdo shtyllë duhet të varet një komunist, një anëtar i komitetit qëndror.

Thuaj i thashë po mos harro të varësh babën tënd, do ta bëj dhe atë tha.”-tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat