350 forca të Batalionit të Këmbësorisë mbërrijnë në Fier e Vlorë

Shqipëria

350 forca të Batalionit të Këmbësorisë mbërrijnë në Fier e Vlorë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:30
Forca të Batalionit të Këmbësorisë

Mjetet e ushtrisë dhe 350 forca kanë mbërritur tashmë në qarqet Fier e Vlorë, ku situata e përmbytjeve paraqitet dramatike.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion një helikopter për evakuim.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se rreth orës 11:00, rreth 150 efektivë të Batalionit të Këmbësorisë në FA kanë mbërritur në Fier. Më herët, 100 efektivë të FA ishin nisur drejt Fierit. Në gatishmëri janë edhe 100 efektivë të tjerë gati për të ndërhyrë.

Ndërkohë, 100 forca kanë arritur në Novoselë të Vlorës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat