Situatë kritike në Cërrik, rrezikohen 20 familje

Shqipëria

Situatë kritike në Cërrik, rrezikohen 20 familje

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:30
Cërrik

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin me shira të rrëmbyer, ka krijuar një situatë të rënduar edhe në qytetin e Cërrikut.

Mësohet se përmbytjet rrezikojnë të paktën 20 familje në lagjen 3 të këtij qyteti.

Deputeti Balla ka kërkuar evakuimin e banorëve, ndërsa situata e rënduar po rrezikon edhe depot e ujit.

Situata është kritike edhe në Librazhd, Përrenjas edhe në disa fshatra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat