Çollaku: Të ndihmojmë njëri-tjetrin, llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt

Shqipëria

Çollaku: Të ndihmojmë njëri-tjetrin, llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 15:01
Kreshnik Çollaku

Kryetari i këshilltarëve demokratë të Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku u shpreh sot se opozita ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve dhe jo të bëjë politikë me përmbytjet.

“Nuk ka gjë më të lehtë për një opozitë sesa të bëjë akuzuesen në një situatë të tillë, - tha Çollaku, -  por kemi zgjedhur të jemi me qytetarët, të mbështesim efektivët e ushtrisë, policisë, mjekët dhe këdo që është në shërbim të njerëzve”.

Ai vërejeti se ata që po bëjnë politikë me përmbytjet janë kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që në vend që të menaxhojnë situatën për të cilën janë përgjegjës, numërojnë sukseset.

Kryetari i këshilltarëve demokratë u bën thirrje banorëve të Tiranës dhe zonave të tjera të prekura nga përmbytjet, pavarësisht përkatësisë partiake, të përçmojnë cinizmin e qeveritarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë situatë të vështirë.  

“E keqja duket se nuk ka kaluar. Të ndihmojme njëri-tjetrin. Llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat