Presidenti Ilir Meta reagon për situatën e rënduar në Shqipëri, ka një apel për shqiptarët

Shqipëria

Presidenti Ilir Meta reagon për situatën e rënduar në Shqipëri, ka një apel për shqiptarët

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 15:30
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar që po kalon vendi për shkak të reshjeve, që nuk pushojnë prej mëse 24 orësh.

Përmes një postimi në rrjetin social, Presidenti Meta shprehet se është pranë çdo familje në vështirësi dhe fton këdo qytetar që të bashkëpunojë me forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile për të tejkaluar këtë situatë të rëndë dhe për të mos lejuar përshkallëzimin e saj.

"Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë. 

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.

Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet."- shkruan Meta, i cili e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto ku punonjësit e FA-së kanë shpëtuar nga "kthetrat" e ujit një grua të moshuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat