Përmbytja e autostradës, Rama: Akuza qesharake! Ja shkaqet

Shqipëria

Përmbytja e autostradës, Rama: Akuza qesharake! Ja shkaqet

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 19:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i cilësoi qesharake akuzat se përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës erdhi si pasojë e palmave apo hapjes së liqenit të Kasharit.

Rama tha se aktualisht, ky liqen është nën kuotë.

“Nuk kanë munguar edhe sot zërat e cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është gënjeshtër politike se u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit, që është 3 metra nën kuotë”, tha Rama.

Shkaqet, Kryeministri thotë se janë të tjera dhe për këtë iu referua fjalës së ministrit Xhafaj në lidhje me ndërtimet dhe ndërhyrjet pa leje në kanalizime.

“Ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera dhe mbështes ministrin e Brendshëm. Ne do t’i shkojmë deri në fund, aty është ndërhyrë drejtpërdrejtë në rrjetin e shkarkimeve, duke ndërtuar pa leje dhe improvizuar shkarkime që sjellin këto pasoja. Nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi nga qytetarët që të tregohen të vëmendshëm nga paralajmërimet EC, ushtrisë e policisë, ndërsa për autoritetet tha se vëmendje kërkoi tek situata në rrjedhën e Vjosës.

Rama falenderoi edhe njëherë Lulzim Bashën për mirëkuptimin, por edhe për qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së premte për përmbytjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat