Dëmet nga përmbytjet: Mijëra hektarë nën ujë dhe qindra bagëti të ngordhura

Shqipëria

Dëmet nga përmbytjet: Mijëra hektarë nën ujë dhe qindra bagëti të ngordhura

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 22:43
ilustrim

Përmbytjet e ndodhura në disa zona të vendit kanë lënë pasoja të rënda, veçanërisht përsa i takon pronave të paluajtshme dhe bagëtive.

Sikundër raportohet në jug të vendit janë përmbytur disa qibndra hektarë tokë, disa qindra kokë bagëti kanë ngordhur, si dhe rrugë të bllokuara.

Një situatë të ngjashme po ndodh edhe në Kurbin, ku sërisht raportohet për përmbytje të dhjetra hektarëve tokë, si dhe ngordhjen e bagëtive.

Meteorologët kanë thënë se pas mesnatës së sotme do të ketë një reduktim të reshjeve ndërkohë që do të ketë gjithashtu një ulje të ndjeshme të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat