Ana tjetër e përmbytjeve, çfarë nuk keni parë ende…

Shqipëria

Ana tjetër e përmbytjeve, çfarë nuk keni parë ende…

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 23:02

Emisioni “STOP” tregon një subjekt privat në zonën e Ndroqit, të cilit për shkak të përmbytjeve i është rrëzuar muri, duke bllokuar kanalin.

Më pas shfaqet një automjet i braktisur në mes të rrugës dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, si pasojë e përmbytjeve që ndodhën mbrëmjen e djeshme. Por përpos braktisjes në mes të rrugës, automjeti ndodhet edhe në aksin e kundërt, duke shkaktuar devijimin e automjeteve të tjera nga Policia. Më pas shfaqet një varg automjetesh të dëmtuara, të cilat janë braktisur nga drejtuesit.

“Kam ndenjur gjithë natën në makinë, në ujë. Kisha shumë dëshirë që të ishte dhe ministri këtu. Të jetë një komision vlerësimi që t’i dëmshpërblejë”, shprehet një nga drejtuesit e automjeteve të dëmtuara.

VIDEO

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat