Emergjenca e përmbytjeve s’ka mbaruar, por deputetja e PS bën llogaritë e dëmeve

Shqipëria

Emergjenca e përmbytjeve s’ka mbaruar, por deputetja e PS bën llogaritë e dëmeve

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 01:03
ilustrim

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, thotëse ndryshe nga herët e kaluara, në përmbytjet e tanishme dëmet janë më të pakta.

E ftuar në studion e Oranews, ajo u shpreh se i gjithë shteti është në krye të detyrës.

“Është e rëndësishme që të fokusohemi tek jetët e njerëzve, më pas të bagëtive dhe të pronave. Pritet që akoma në disa zona të ketë situatë të vështirë.

Në krahasim me situata të tjera, dëmet janë më të pakta për shkak të masave janë marrë vitet e fundit, qoftë me pastrimin e kanaleve, për hidrovoret”, tha Kushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat